“Prangosi” Pëllumb Gjokën, 67-vjecarja zbardh detaje

Jil
Jil
2 Min Read

Anila Hoxha intervistoi gruan që çoi në SPAK kallëzimin e saj për çështjen më të bujshme atë të Ranës së Hedhur në Velipojë

Historia e Lulë Zefi është vetëm maja e ajsbergut”, thotë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në podcast-in e saj “Fol”, i pari që guxon, të trajtojë tema “të paprekshme” deri tani në mediat shqiptare.
SPAK pranon se si përmes postës, kur sakaq kishte kërkuar hetime në Malin e Zi, në prokurorinë e Shkodrës, në prokurorinë e Lezhës, Lulë Zefi përcolli kërkesën e radhës për hetime dhe drejt Tiranës. Dosja Metamorfoza provoi se megjithë përballjen me grupet kriminale, 67- vjecarja nuk u dorëzua.

Anila Hoxha: -Nisët gjyq për tokat?

Lulë Zefi: -Kam mbaruar gjyqin për tokat civile, mbasi mbarova këtë penalen. Vazhdova gjyqet. Në qershor erdhën të më vrasin. Në gusht bëjnë tjetrën, sikur nëna ime i dhuron të vëllait të gjitha tokat. Kërkuam dosjen. Nuk na e dhanë, thanë “e ka marrë prokuroria, hetuesia”. Testamenti doli i falsifikuar. Por prapë ne nuk e fituam gjyqin. Humba në shkallën e parë. Shkuam në apel. Tjetra, katër fëmijë gjallë ne dhe prokurën ia japin Ardian Becit, dhe ai bëhet zotnues i tokave të nënës, çdo gjë që duhej ta bënte ky shtetas.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *