Më shumë se 1,100 zjarrfikës dhe 14 avionë po luftojnë për të shuar një zjarr në pyll në rajonin Castelo Branco të Portugalisë qendrore
Shërbimi i mbrojtjes civile ka paralajmëruar se për shkak të kushteve të motit dhe nxehtësisë, e kombinuar me erërat e forta mund të duhen disa ditë për të shuar dhe për të vënë nën kontroll zjarrin.
Tymi i zjarrit arriti në Fatimën, Kishën e Virgjëreshës Mari ku sot ishin mbledhur qindra mijëra mbështetës për të pritur dhe dëgjuar Papa Françeskun.
Fatima është rreth 100 kilometra nga zona që i është dorëzuar flakëve.
Zjarri deri më tani ka djegur rreth 60 kilometra katrorë pyje dhe kullota. Për arsye paraprake u urdhërua evakuimi i 100 banorëve.