JiL.al - Jeto i Lumtur

Prej orësh të bllokuar në teleferik në 274 metra lartësi,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy fëmijë janë shpëtuar nga një grup prej gjashtë fëmijësh dhe dy të rriturish që kanë mbetur të bllokuar në një teleferik në Pakistan

Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar disa orësh, në përpjekje për të nxjerrë nga teleferiku, i cili ka ngecur në ajër në një lartësi 274 metra mbi tokë.

Fëmijët po përdornin teleferikun për të shkuar në shkollë e cila ndodhej në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, kur një kabllo u shkëput në një rajon të largët malor.

“Një kabllo e teleferikut është shkëputur, brenda saj ka tetë personash kryesish nxënës shkolle”, tha Abdul Basit Khan, një zyrtar i lartë për agjencinë lokale të shpëtimit.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive tha në një deklaratë se ushtrisë pakistaneze i ishte kërkuar të kryente një mision shpëtimi me helikopter.

Syed Hammad Haider, një zyrtar i lartë provincial i Khyber Pakhtunkhwa (KP), tha se teleferiku ishte varur rreth 1 mijë deri në 1,200 metra mbi tokë.

Scroll to Top