JiL.al - Jeto i Lumtur

Prekëse! I riu shqiptar humbi jetën në aksident në Itali, shokët e klasës shprehin ngushëllimet e ndjera..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Adenajd Hoxha është 19-vjeçari shqiptar humbi jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik midis Rovato dhe Coccaglio, në provincën e Breshias.

I riu po udhëtonte me një “Ford Focus” kur një kamion i doli përballë papritur dhe në tentativë për ta shmangur u përplas me murin anës rrugës. Shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje dhe përpjekjet për ta ringjallur ishin të kota.

Hoxha jetonte prej disa vitesh në Itali me familjen e tij. Këtë vit ai do të përfundonte shkollën e mesme teknike në Rovato dhe më pas donte të vazhdonte studimet në universitet. Sot gjimnazi Lorenzo Gigli në Rovato ka mbajtur një minutë heshtje në kujtim të 19-vjeçarit shqiptar. Shokët e tij kanë bërë edhe homazhe për shqiptarin.noa.al

Më të lexuarat

Luizi del me kërkesën e veçantë ndaj banorëve për Efin dhe përdor të njëjtën ‘strategji’ të Oltë

Bie ndesh me Oltën, ja çfarë thotë Gerta Gixhari për Dea Mishel

Luizi apo Dea do të jetë finalisti i parë? Fituesi i “Big Brother…

Scroll to Top