JiL.al - Jeto i Lumtur

Presidenti Macron i ofron Marokut 5 milion euro mbështetje,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tërmeti i fuqishëm në Marok me magnitudë 6.8 ballë, sipas Televizionit të Marokut duke cituar ministrinë e brendshme, numri i viktimave ka arritur në 2500.

Ekipet e shpëtimit të mbërritura edhe nga Spanja, Katari, Britania dhe Emiratet e Bashkura po nxitojnë në operacionet e kërkim shpëtimit për njerëzit e gjallë nën rrënoja. Maroku refuzon ndihmën financiare 5 mln euro të Francës.

Në Marok ekipet e shpëtimit janë në garë kohën për të nxjerrë nga rrënojat të gjallët e tërmetit tragjik 6.8 i shkallës rihter që u mori jetën mijëra njerëzve. Në tokën e tragjedisë kanë mbërritur edhe ekipet e shpëtimit nga Spanja, Katari, Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara. Fshatra të tërë janë fundosur, të tjerë të rrënuar, në disa prej tyre toka është ndarë më dysh nga lëkundjet. 

Të paktën 300 mijë njerëz u prekën nga lëkundjet në Marrakesh dhe rajonet përreth sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Një aktivist në zonat malore komunikon për mediat e huaja se situata është katastrofike, teksa shtëpitë me tulla balte kanë varrosur njerëzit dhe strukturat e paqëndrueshme të tyre kanë shkaktuar më shumë viktima. Banorët e fshatrave të izoluar në majat e maleve të Atlasit nuk kanë as ujë as ushqim, as energji. Ndërsa vetë banorët kanë nisur të pastrojnë rrugët nga inertet dhe të krijojnë kalime.

Video të panumërta të tërmetit vdekjeprurës që goditi Marokun janë shfaqur në 24 orët e fundit, duke dokumentuar shkallën e tragjedisë dhe përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja.
Në një të tillë nga një kamerë sigurie që, sipas Jerusalem Post, është marrë disa minuta para tërmetit vdekjeprurës dhe kap një blic të çuditshëm drite në qiell. Sipas publikimit, kamera që regjistroi dritën misterioze blu, rreth tre minuta para fillimit të tërmetit, ishte instaluar në një shtëpi në zonën e Marrakeshit.about:blank

Shumë banorë flenë në rrugët e Marrakeshit të frikësuar për tu rikthyer në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga lëkundjet. Banorët në rrëfimet bëra për mediat e huaja thonë se tani ata vetëm mund të presin. Epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit duke shkatërruar totalisht ultësirën e vargmalit. Franca ofroi 5 mln euro ndihma për banorët e Marokut, por Ministria e brendshme marokene thotë se ka pranuar vetëm ndihmën e ofruar nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në përgjigje të tërmetit.

Scroll to Top