Prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, e pëson keq 45- vjeçari

Jil
Jil
3 Min Read

Një 45-vjeçar ka përfunduar në pranga pas më shumë se 1 viti në arrati pasi dyshohej se merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Mësohet se për 45-vjeçarin me inicialet A.XH., banues në Korçë është caktuar masa e arrestit me burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.


Sipas uniformave blu, “45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock doën 1”, të finalizuar më datë 19.04.2022, nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitet kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.”

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock doën 1”.about:blank

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim A. Xh., 45 vjeç, banues në Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.


45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock doën 1”, të finalizuar më datë 19.04.2022, nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitet kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.about:blank

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. R., 23 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një 46-vjeçar, në qytetin e Korçës.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja I. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka deklaruar se në malin Moravë, Korçë, shtetasi Sh. B., 36 vjeç dhe shtetasi B. S., 34 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, e kanë kanosur me fjalë dhe kanë penguar stafin dhe klientët, të hyjnë në ambientet e biznesit që ajo e ka në bashkëpronësi me 36-vjeçarin.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *