Projekti i aksit rrugor Thumanë-Kashar, banorët e Krujës

Editor
1 Min Read

Banorët e fshatrave të Krujës që kërkojnë një rrugë hyrëse-dalëse për bizneset e tyre në autostradën Thumanë-Kashar, janë ulur në mes të rrugës dhe e kanë bllokuar aksin duke protestuar kundër projektit të ndërtimit. about:blank

Ata janë shprehur qartë se këtë protestë po e bëjnë për familjet e tyre, pasi kanë bizneset në këtë aks dhe projekti jotransparent nuk u jep asnjë mundësi se si do të shkojnë në bizneset që kanë aty pranë. Forca policie ndodhen në vendin e protestës. 

Banorët janë shprehur edhe ditët më para se ata nuk janë kundër ndërtimit të rrugës dhe zhvillimit e as nuk i janë bërë pengesë, por sipas tyre, firma e cila po zhvillon punimet ka devijuar projektin e për pasojë janë bllokuar rrugët e këtyre fshatrave. Ata shprehen se nuk ka pasur asnjë konsultë nga ana e firmës, ARSH, apo ministrisë së transporteve me komunitetin e këtyre fshatrave të cilët dëmtohen shumë.

Banorët kërkojnë që të ndërtohen nënkalime dhe mbikalime në mënyrë që jetesa e tyre të vijoi normalisht dhe firma e cila ka dëmtuar rrugët, sipas tyre, t’i rindërtojnë dhe t’i rikthejë në gjendjen e mëparëshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *