Psalmi i jetës”

Jil
Jil
1 Min Read

Mos thuaj se je thjesht një numër
Apo se jeta është ëndërr e zbrazët
Sepse njeriu i zhytur humb
Dhe gjërat nuk janë ato që duken.
Jeta është e vërtetë, e zellshme
Dhe varri nuk është qëllimi i saj:
Shprehja “Nga pluhuri në pluhur”
Është për trupin dhe jo për shpirtin.
As kënaqësia dhe as pikëllimi,
Nuk janë fund i destinuar,
Por për të vepruar, që çdo nesër,
Të përgatisë të nesërmen tjetër.
Arti është i gjatë, koha e qetë,
Dhe zemra e guximshme
Prapëprapë e mbytur rreh
Në marshim funebër deri në varr.
Në fushën e gjerë të betejës,
Në kampin e luftës së jetës,
Mos rri si bagëtia në vathë
Por bëhu një hero në ngritje.
Mos ki besim tek e ardhmja
Se do të jetë e këndshme
Lëre të vdekurin e vdekur
Të varrosë të vdekurin e tij.
Vepro në jetën e gjallë
Me zemrën brenda e Zotin mbi vete.
Njerëzit e mëdhenj na kujtojnë
Se jetën mund ta bëjmë sublime
Dhe, duke ecur, të lëmë pas,
Gjurmët në rërën e kohës.
Gjurmët, mbase një tjetër,
Që lundron në detin e jetës
Një i braktisur apo një anije,
Duke i parë, do të marrë zemër.
Le të jemi, pra, dhe të bëjmë
Me zemër për çdo fat;
Duke arritur e duke ndjekur,
Të mësojmë dhe të presim.

Psalmi i jetës”

Jeto I Lumtur

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *