JiL.al - Jeto i Lumtur

Pse çiftet duhet të flenë në të njëjtën kohë?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Disa prej nesh janë buf nate, ndërsa të tjerët janë njerëz mëngjesi. Pavarësisht nga ndryshimet në zakonet tona të gjumit, çiftet përpiqen të përshtaten, dhe nganjëherë nuk e shohin pse duhet ta bëjnë këtë.

Për këtë arsye, hulumtuesve i është dashur të ndërhynin dhe i bënë çiftet të flinin në të njëjtën kohë. Duke e bërë këtë, zbuluan se kjo përfundoi në një rezultat më të mirë sesa e prisnin ata (dhe çiftet).

Klan Kosova ju prezanton disa nga arsyet pse ju dhe partneri juaj duhet të shkoni të flini në të njëjtën kohë.

Kjo mund të bëjë që bisedat dhe përqafimet teksa jeni shtrirë në jastëkë të jenë pjesë e rutinës suaj ditore

Çdo çift dëshiron përqafime dhe pak biseda të vogla me partnerin e tyre. Por, sa prej nesh në të vërtetë gjejmë kohë për këtë? Kjo është arsyeja pse të shkuarit bashkë në shtrat në të njëjtën kohë do t’ju mundësojë juve dhe partnerit tuaj që të keni një përqafim të përditshëm dhe madje edhe pak kohë shtesë për të folur për ditën tuaj.

Nuk është vetëm kjo, shkenca thotë se përqafimi e bën trupin të çlirojë oksitocinën neurotransmetuese. Kjo ndihmon në afrimin me partnerin tuaj dhe të ndiheni më të kënaqur me atë përreth jush.

Mund t’ju ndihmojë që të zgjidhni problemet dhe argumentet tuaja

Ndonjëherë edhe gjërat më të vogla mund të kthehen në argumente dhe nëse e shtyjmë kohën për t’i zgjidhur, ato thjesht do të ngecin dhe ne do ta gjejmë veten në një disponim të keq për disa ditë. Por kur shkoni të flini me partnerin tuaj në të njëjtën kohë, do të keni shans të flisni për ato argumente dhe probleme, dhe t’i zgjidhni ato. Në përputhje me rrethanat, kjo do t’ju ndihmojë të keni një mëngjes më të mirë dhe gjumë të qetë pa u hedhur e rrotulluar.

Mund t’ju ndihmojë të sinkronizoheni me partnerin tuaj

Shkuarja për të fjetur në të njëjtën kohë me partnerin tuaj do t’ju ndihmojë të përshtateni së bashku, të bëheni të sinkronizuar dhe të jeni më të qetë me njëri-tjetrin vetëm duke ndarë kohën e njëjtë të gjumit. Mund t’ju ndihmojë gjithashtu të shmangni acarimin e panevojshëm kur njëri prej jush e zgjon tjetrin për shkak të ndryshimit në kohën e gjumit, i cili mund të çojë në zgjim me humor të keq.

Mund të përmirësojë shëndetin tuaj fizik

Të flesh së bashku nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhënien, por edhe me performancën e trupit tuaj. Mund të ulë presionin e gjakut, të ndihmojë në forcimin e sistemit tuaj imunitar dhe në uljen e inflamacionit.

Kjo gjithashtu mund të përmirësojë shëndetin tuaj mendor

Shëndeti fizik nuk është e vetmja gjë që do të përmirësohet – ai mendor dhe emocional do të përfitojë gjithashtu një nxitje.

Mund të zvogëlojë ankthin dhe t’ju ndihmojë të ndiheni me këmbë në tokë dhe të relaksuar. Përfundimisht, do të jetë më e lehtë të bisedoni me partnerin tuaj me lehtësi dhe gjithashtu do t’ju ndihmojë të përmirësoni ditën tuaj duke ju bërë të ndiheni më të lumtur.

Scroll to Top