Pse disa njerëz nuk qajnë dot dhe cila është arsyeja që disa i shmangin lotët me qëllim?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

E keni parasysh atë momenin e sikletshëm kur ndjeni diçka që ju ngacmon në fyt, jeni të mbushur me emocione, por sidoqoftë nuk ju del asnjë pikë lot? Ose, ndonjëherë jeni gati për të qarë (ndarje, film dramë, diplomim etj) dhe në raste të tjera sytë janë të thatë si një shkretëtirë. Për pyetjen “Pse nuk mund të qaj?” – terapistët thonë se shpesh ka arsye komplekse dhe ndërsa ndonjëherë mund të jenë fizike, zakonisht ato kanë të bëjnë me gjendjen emocionale të dikujt, traumat e kaluara, ç’mendim kanë rreth të qarit etj,

Sipas Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, njerëzit prodhojnë rreth 15 deri në 30 litra lot në vit, shumica e të cilave janë të dizajnuara për të lubrifikuar sytë tanë ose për të shpërndarë materiale të dëmshme. Syri duhet të mbetet vazhdimisht i lagur për të punuar si duhet, kështu që gjëndrat tuaja prodhuese të lotëve janë në gatishmëri të plotë në çdo kohë. Thënë kjo, njerëzit prodhojnë më pak lot ndërsa plaken dhe ka operacione të ndryshme të syve dhe gjendje mjekësore që mund të pengojnë kanalet e lotëve. Inflamacioni, ilaçe të caktuara si ilaçet kundër depresionit dhe kontrolli hormonal i lindjeve, çrregullimet e qepallës dhe diabeti, të gjitha kanë treguar që pengojnë prodhimin e lotëve dhe çojnë në “sy të thatë”. Megjithatë, nëse asnjë nga këto raste nuk është rasti juaj dhe ju prapë nuk mund të nxirrni asnjë pikë lot, terapistët thonë se ka disa arsye të tjera psikologjike.

Së pari, duhet të kuptoni se të qash rrallë nuk do të thotë që je një përbindësh, do të thotë thjesht që regjistri yt emocional i ngjarjeve “të denja” për të qarë mund të ndryshojë nga njerëzit e tjerë.

“Pse nuk mund të qaj”

Me siguri po pyesni pse ka disa raste ku thjesht nuk mund të qani edhe pse vërtet dëshironi. Nëse çështjet fizike me gjëndrat e lotëve nuk janë problemi, burimi i vështirësive qëndron diku tjetër – dhe është shumë i zakonshëm.

“Si terapist, e kam dëgjuar këtë deklaratë shumë herë nga pacientët e mi gjatë viteve”, thotë psikoterapistja Annie Wright për Bustle. “Depresioni mund të jetë një faktor, pasi mund të bëjë që njerëzit të përjetojnë ndryshime emocionale. Depresioni klinik mund të vijë me “një efekt të rrafshuar që nuk i lejon njerëzit të ndjejnë fizikisht ndjenjat e tyre (pavarësisht nga një konceptim mendor që ata duhet të ndjehen të trishtuar). Kjo sfidon një mit për depresionin – që thjesht do të thotë të ndihesh i trishtuar gjatë gjithë kohës – kur, në të vërtetë, disa njerëz me depresion nuk lidhen aspak me emocionet e tyre”.

Një studim i vitit 2002 në Journal of Abnormal Psychology zbuloi se njerëzit që janë në depresion në të vërtetë nuk qajnë më shpesh sesa njerëzit që nuk janë, por ata mund të mos marrin përfitimet e njëjta nga të qarat, si katarsisi ose ndjenja e një qartësie më pas.

Në disa raste, edhe identifikimi i dëshirës për të qarë mund të jetë një sfidë. Psikoterapistja Karen R. Koenig thotë se e qara emocionale kërkon të jesh në kontakt me ndjenjat e tua, dhe njerëzit që shtypin ose shkëputen nga emocionet e tyre mund të mos i njohin shkaqet e tyre të brendshme për të qarë.

“Ne mund të mos e kuptojmë se jemi të trishtuar, sepse nuk jemi akorduar me emocionet tona. Mund ta dimë se diçka e pakëndshme po ndodh brenda, por të mos jemi në gjendje ta etiketojmë atë si trishtim.”

Arsyeja psikologjike pse disa njerëz i shmangin lotët

Disa njerëz mund të luftojnë me të qarat për shkak të turpit të brendshëm për lotët.

“Nëse besojmë se e qara është një lehtësim i shëndetshëm, i dobishëm, natyral, i duhur i tensionit emocional, ne mund t’i lëmë lotët të rrjedhin”, i thotë Koenig Bustle. “Nëse besojmë se njerëzit që qajnë janë “të dobët”, se është e frikshme të prekesh dhe se është e turpshme të qash, ka të ngjarë të pengojmë një përgjigje që vjen me lotët”.

Njerëzit mund t’i thithin këto nocione për “t’i mbajtur lotët” edhe nga prindërit që mund t’ju kenë thënë “të mos qajnë se është turp” në fëmijëri. Edhe njerëzit që kanë kaluar trauma, mund ta kenë të vështirë të qajnë, sepse u kujtohet një periudhë ku u “ndjenë të turpëruar teksa qanin”. Frenimet rreth të qarit mund të ndikohen gjithashtu nga besimet kulturore, tabutë sociale se “burrat nuk qajnë” etj.

Scroll to Top