JiL.al - Jeto i Lumtur

Pse gratë plaken më shpejtë se burrat..?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gratë janë treguar se plaken më shpejt sesa burrat dhe kjo nuk është e habitshme pasi që ka shumë arsye, duke nisur nga shtatzënia, por edhe shumë rrethana të tjera kanë një ndikim në këtë.

Ato vuajnë më shumë nga stresi

Gratë janë më të prira për stres, veçanërisht nëse ato kanë të bëjnë me punën. Përveç kësaj, ndryshimi hormonal është ai që i shpjegon të gjitha. Luhatjet e hormoneve shoqërohen me depresion. Për më tepër, çrregullimi afektiv sezonal prek gratë më shumë sesa burrat. Gjithashtu, stresi i vazhdueshëm çon në mënyrë të pashmangshme në plakjen e parakohshme.

Gratë që lindin më herët në moshë

Një studim i kryer në Universitetin George Mason vërtetoi se gratë duken 11 vjet më të vjetra për shkak të shtatzënisë.

Gratë që kanë lindur kanë telomere më të shkurtra se ato që nuk kanë lindur kurrë, dhe sa më e shkurtër të jenë telomeret (segmente të materialit gjenetik që veprojnë si mbrojtëse në fund të çdo fije të ADN-së për të parandaluar shthurjen e saj) aq më të vjetra duken.

Përveç kësaj, stresi gjatë shtatzënisë nuk është i pazakontë, i cili gjithashtu përshpejton procesin e plakjes./jetoilumtur.al/

Më të lexuarat 

Këto shenja do të kenë një muaj premtues në dashuri

7 mënyra për të mbrojtur veten nga energjia negative e njerëzve…

Takime në vjeshtë? Këto janë disa ide perfekte për këtë sezon!

Disa zakone të këqija që nuk ju lënë të jeni produktivë…

Scroll to Top