Pse nuk duhet të tregoheni të pasjellshëm në biznes?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shpesh kemi dëgjuar të thuhet se “njerëzit e mirë përfundojnë të fundit”. Në shfaqjet televizive dhe filma, ata të cilët shkelin të tjerët janë ata të cilët arrijnë në majë dhe kanë sukses në biznes. Disa shikojnë biznesin si pjesën më ‘’Darviniane’’ të jetës moderne, vetëm të fuqishmit mbijetojnë.

Por nuk është e vërtetë. Mirësia nuk është dobësi. Në fakt, mirësia është njëra prej forcave më të mira që një individ mund t’a posedojë. Mirësia dërgon në një zemër të hapur, e cila dërgon në mendime dhe  ndjenja të zgjeruara. Ky zgjerim nuk i bën ditët tona më të lumtura dhe më të përmbushura, por dërgon në kreativitet në biznes i cili me shumë gjasa nuk do të gjendej gjatë gjendjes së nevrikosur.

Gjithçka kthehet në këtë jetë

Ajo që bëni, ju kthehet. Ata të cilët sillen keq me të tjerët duhet të presin trajtimin në të njëjtën mënyrë. Punonjësit, investitorët, partnerët dhe kompanitë tjera nuk do të durojnë të trajtohen në një mënyrë mosrespektuese dhe do ua kthejnë në të njëjtën mënyrë.

Fjalët dhe veprat mund të kenë ndikim të madh tek të tjerët, dhe një koment i vogël mund të ketë efekte të qëndrueshme. Kërkimi i këshillave, ndihmës dhe ndereve është shumë më i vështirë pa pasur shokë në industri. Askush nuk dëshiron të luajë me fëmijën i cili hedh rërë në kutinë e rërës. Tregohuni të mirë dhe të tjerët do ua kthejnë në të njëjtën mënyrë.

Udhëheqja negative shkakton ekipet negative

Askush nuk dëshiron të punojë për një shef negativ. Duke u treguar i pasjellshëm me punonjësit krijon një ambient të punës ku idiotët arrijnë sukses dhe njerëzit e mirë lënë punën.

Ata të cilët largohen do të ndajnë përvojat e tyre negative me të tjerët, duke nxirë markën e kompanisë dhe duke dekurajuar talentët e tjerë nga të punuarit aty. Në fakt, një studim i bërë nga CareerArc i cili mati përgjigjet e 1,300 kërkuesve të punës dhe 218 profesionistëve të Burimeve Njerëzore zbuloi se 38 përqind e punonjësve të larguar ndajnë vlerësime negative për një punëdhënës online.

Trajtoni punonjësit me mirësi dhe respekt për të krijuar një atmosferë në të cilën profesionistët dëshirojnë të punojnë.

I keq në biznes do të thotë i keq në jetë

Energjia negative nuk mund të mbetet vetëm tek një pjesë e jetës.  Sjelljet e këqija në zyrë dërgohen në shtëpi tek familja dhe shokët. Ndërhyn në të gjitha aspektet e jetës. Ata të cilët janë të këqinj në biznes janë të këqinj në gjithçka që bëjnë, dhe jeta është shumë e shkurtër të jeni negativë gjatë gjithë kohës.

Negativiteti nuk është gjë e mirë

Ata të cilët tregohen të pasjellshëm nuk qëndrojnë të vërtetë ndaj asaj që është e duhur, kështu që ata janë të çekuilibruar. Ata punojnë kundër diçkaje për të cilën e dinë se është e vërtetë, duke krijuar mosmarrëveshje brenda vetes së tyre.

Negativiteti ndalon rritjen

Sjelljet e këqija vijnë nga negativiteti, dhe negativiteti ndalon idetë, saboton marrëdhëniet dhe ndalon rritjen.

Profesionistët hezitojnë të ndajnë idetë e tyre, të diskutojnë opinionet dhe të flasin për problemet në vendin e punës me ata të cilët nuk sillen mirë. Bashkëpunimi është themelor për një biznes të suksesshëm, dhe pa të, kompanitë ngecin.

Inovacioni vjen nga mendjet e hapura dhe qëndrimet pozitive, jo nga negativiteti dhe fjalët e rënda. Optimizmi iu jep mundësi njerëzve të arrijnë gjëra të mrekullueshme, por negativiteti i ndalon ato edhe para se të fillojnë.

Scroll to Top