JiL.al - Jeto i Lumtur

Pse shumica e prindërve e kanë një fëmijë të preferuar..?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Cili nga fëmijët tuaj është i preferuari? Përgjigjja juaj e shpejtë ndoshta është “asnjëri prej tyre”.

Epo, cili lloj prindi do të zgjidhte një fëmijë si të preferuarin e tij ose të saj? E vërteta është: shumë prindër!

Disa vite hulumtimi mbështesin atë që shumë kanë dyshuar – që shumica e prindërve në fakt e kanë një fëmijë të preferuar, shkruan psychologytoday.

Studimet kanë eksploruar faktorë që nga radhitja e lindjeve e deri tek gjinia dhe interesat e përbashkëta. Megjithatë, edhe me vite të hulumtimeve që mbështetën këtë ide, prindërit janë ende të rrënuar nga faji dhe jetojnë në mohim të faktit që kanë një fëmijë të preferuar.

Edhe nëse nuk ka ndonjë të preferuar të dallueshëm midis vëllezërve dhe motrave, studimet kanë treguar se fëmijët shpesh perceptojnë trajtim preferencial të vëllait ose motrës së tyre nga prindërit. Për çudi, konfliktet familjare dhe ndjenjat e trishtimit dhe depresionit mund të vijnë nga favorizimi, qoftë i vërtetë apo i perceptuar.

MË TË LEXUARAT

A mund ta gjeni se cili çift është ndryshe…?

Vajza që zgjidhni si më tërheqësen, tregon shumë për personalitetin tuaj…!

Letrat e fatit, zgjidhni një prej tyre dhe zbuloni çfarë fshehin…

Më trego muajin kur ke lindur të të them kush je!

Pyetja nuk është nëse keni apo jo një fëmijë të preferuar, pasi është shumë e qartë që shumë prindër e kanë. Në mënyrë tipike, favorizimi nuk ka të bëjë shumë me të dashurit e një fëmije më shumë. Ka të bëjë më shumë me atë se si personaliteti juaj lidhet më shumë me personalitetin e një fëmije më shumë se të atij tjetrit.

Megjithëkëtë, pse është ende kaq e vështirë për ne të pranojmë që një nga fëmijët tanë mund të jetë i preferuari ynë?

Disa prindër mund të kujdesen që të mos e lëndojnë fëmijën e tyre emocionalisht ose psikologjikisht. Disa prindër ngatërrojnë pëlqimin e personalitetit të një fëmije me dashurinë që ata e japin për secilin prej tyre.

Prindërit gjithashtu shqetësohen për praktikat diskriminuese të prindërve që favorizojnë një fëmijë mbi tjetrin. Sidoqoftë, duke pranuar që mund të keni ndjenja preferenciale ndaj një fëmije, ju po bëni një hap të rëndësishëm për krijimin e një marrëdhënieje më të mirë prindërore me të gjithë fëmijët tuaj.

Të qenit i lidhur me motivet e ndërgjegjshme, mund të përmirësojë marrëdhënien tuaj prindërore dhe të çojë në një mjedis më të shëndetshëm familjar.

Në vend se t’i nënshtroheni fajit ose t’i drejtoheni mohimit, ju mund (dhe duhet) të reflektoni se si të lidheni me secilin nga fëmijët tuaj dhe të bëni përpjekje për të kuptuar se si ndjenjat tuaja ndaj secilit fëmijë mund të ndikojnë në praktikat tuaja të prindërimit dhe marrëdhënien prind-fëmijë.

Ekzaminimi i ndjenjave tuaja ndaj secilit prej fëmijëve tuaj siguron një depërtim më të madh në personalitetin tuaj dhe mënyrën se si funksiononi në marrëdhënie – dhe në fakt, se si ndiheni për fëmijët tuaj mund të zbulojë më shumë për mendimet dhe ndjenjat tuaja për veten sesa për ata.

Rritja e ndërgjegjësimit për botën tuaj të brendshme mund t’ju ndihmojë të ndërtoni dhe mbani marrëdhënie më të shëndetshme.

Scroll to Top