Publikohet momenti kur RENEA mësyn në banesën e Ramiz

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

forcat RENEA, në fshatin Qesarakë të Maliqit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se familjarët e kanë çuar në spital në Tiranë 62 vjeçarin, i cili nuk ka dashur të shtrohet. Më pas, janë kthyer në banesë, në fshatin Qesarakë, rreth orës 18:00 të pasdites.

Konflikti ka nisur rreth orës 20:00, aty ku autori ka goditur me thikë bashkëshorten dhe me qytën e armës djalin e tij në kokë. Ka qenë fillimisht policia e komisariatit të Maliqit që shkuan pranë banesës, aty ku autori ka qëlluar në ajër, më pas kanë rrethuar zonën, dhe duke parë që autori po bënte rezistencë, kanë njoftuar forcat RENEA, të cilët mbërritën si repart në banesa duke u përpjekur të negociojnë.

Këta të fundit u përballën me të shtëna nga arma tip mitroloz (i lehtë), ndërsa për 1 orë ka pasur shkëmbim zjarri, dhe autori ka mbetur i vdekur nga plumbat e policisë RENEA.

Familja Muçollari nuk ka pasur asnjëherë konflikte mes njëri tjetrit, të dy djemtë merren me prodhimin e mjaltit, të gjithë njihen si familje pa probleme.

Ka qenë vetëm rasti i fundit që ka përfunduar tragjikisht për 62-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja dhe djali i tij janë në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se pas orësh thirrje të vazhdueshme të policisë për t’u dorëzuar, Muçollari nuk ka pranuar dhe ka qëndruar i mbyllur dhe i armatosur brenda banesën e tij. RENEA arriti që të futet në banesë, ndërsa autorit dyshohet se fshihej në papafingo.

Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe, si dhe ka goditur me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Scroll to Top