Policia e Elbasanit ka vënë në pranga drejtuesin teknik të një firme private hidrokarburesh, pasi një punëtor i tij është plagosur në vendin e punës.
Njoftimi i Policisë:
Plagoset punëtori në vendin e punës, arrestohet drejtuesi teknik 71-vjeçar
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për shtetasin F. M., 45 vjeç, që ishte paraqitur në spital, për të marrë mjekim, pasi ishte rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që kishte qenë duke punuar në një firmë për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin F.P., 71 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në firmën e hidrokarbureve në të cilën ishte punësuar shtetasi F. M., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve”,