Është publikuar foto e 40-vjeçarit, që humbi jetën ditën e sotme tragjikisht në Himarë, pas një aksidenti.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shën Vasil, ku viktima Renato Çaushi ishte duke drejtuar një makinë “Land Rover” në pronësi të një agjencie turistike, në të cilën ndodheshin dhe disa turistë.
Në një moment, makina ka dalë nga rruga, duke u rrëzuar 40 metra poshtë saj.
Çaushi mori plagë të rënda duke ndërruar jetë në vend, teksa 3 turistët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.