Pushon “shiu” i hirit të zi nga vullkani i Etnës, rihapet aeroporti i Katan

Jil
Jil
2 Min Read

Hapësira ajrore përreth malit Etna është hapur sërish dhe aeroporti i Katanias, në ishullin e Sicilisë, është funksional.

24 orë më parë fluturimet u pezulluan për shkak të shpërthimit të vullkanit, që lëshoi një shi hiri, që tashmë është zhdukur.

Hiri i dendur ditën e hënë bëri që si avionët në ardhje edhe ata në nisje të bllokoheshin. Disa prej tyre u detyruan të devijonin kursin për në aeroportet e Palermos, Trapanit dhe Komisos.

Ndërsa të martën, avioni i parë u nis në 6 e 24 minuta, me orën lokale, me destinacion Pragën, ndërsa i pari që u ul në pistë ishte një fluturim nga Malta në 7 e 20 minuta.

Edhe pse pezullimi i së hënës ishte planifikuar të zgjaste deri në orën 13, ai u shty deri në orën 20 dhe pastaj deri në 6 të mëngjesit të së martës, në kulmin e sezonit turistik.about:blank

Mbyllja e aeroportit shkaktoi kaos mes udhëtarëve, që korrikun e kaluar përjetuan mbylljen me tre javë të tij pasi një zjarr i madh përfshiu godinën e terminalit kryesor.

Sidoqoftë, rihapja e tij përkon me ditën e 15 gushtit, e njohur në Itali si “Ferragosto”, kur ishulli i Sicilisë kthehet në destinacionin e preferuar të italianëve dhe të huajve.about:blank

Mali Etna shpërtheu ditën e diel, duke e kthyer llavën në një shatërvan dhe duke prodhuar një shi hiri të zi që u shpërnda më vonë nga erërat.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *