Mëngjesi ditën e sotme në shtëpinë e Big brother Vip ka nisur me ngacmime mes banorëve. Si duket ditët e fundit drejt finales nuk do të jenë aq të qeta për banorët. Këtë mëngjes Graciano e ka nisur me ngacmime mes banorëve fillimisht me Françesken dhe së fundmi me Heidin dhe Romeon.
Gjatë qëndrimit në oborr të banorëve, çifti Romeo-Heidi po kalonin kohë me njëri-tjetrin duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.
Graciano ka hedhur kunja kundrejt çiftit duke ngacmuar Heidin, se ajo gjatë kohës që puthet me Romeon shikon nga Graciano.
“Epo të puthi burrin dhe të më shohi mua vetëm Heidi Bacin kam parë” thotë Graciano në video.
Çifti nuk i ka marrë për bazë fjalët e banorit dhe kanë vazhduar me njëri-tjetrin pa prishur qefin.