Puthi në buzë nxënësen 12-vjeçare, pezullohet gjashtë muaj

Jil
Jil
1 Min Read

Kosovë- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Deçan të Kosovës, ku një mësues është filmuar teksa puth në buzë një nxënëse të klasës së shtatë.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan. Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës.

Mësuesi me inicialet V.S., menjëherë është pezulluar nga puna për gjashtë muaj. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj.

“Po është suspenduar për gjashtë muaj, dhe do të kalojë në komision disiplinor”, ka thënë Hulaj.

Në video shihet mësuesi teksa bisedon për pak çaste me nxënësen dhe më pas e puth në buzë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *