Qëllohet ish-deputeti, është në gjendje të rëndë

Jil
Jil
1 Min Read

Oleh Tsarov, ish-anëtari i parlamentit ukrainas i cili mbështeti pushtimin rus në  Ukrainë, është qëlluar dhe raportohet se është në gjendje të rëndë, raporton Ukrainaska Pravda.about:blank

Informacionin e ndau Vladimir Rogov, zyrtari rus i ngarkuar në pjesën e pushtuar të Zaporizhzhia, transmeton Telegrafi.

Rogov ka shkruar se gjendja e “Olehut është e rëndë” dhe se gjendet në repartin e kujdesit intensiv.

Gjithashtu ka konfirmuar se Tsarov është qëlluar, e në rrjetet sociale është shpërndarë një video e cila pretendohet se u filmua në afërsi të shtëpisë së Tsarov, ku ndaj tij është kryer atentat.

Informacionin për tentim-atentatin ndaj Oleh Tsarov e ka konfirmuar familja e tij. Rreth mes natës është qëlluar me dy plumba. Nuk ka informacione për sulmuesin, e forcat e sigurisë janë duke hetuar rastin.about:blank

Derisa ka arritur autoambulanca Oleh ka humbur vetëdijen dhe sasi të madhe gjaku. Deri më tani nuk ka ndonjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore”, ka shkruar zyrtari rus.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *