
KURBIN- Një lokal është dëmuar mbrëmjen e kaluar në Kurbin me armë zjarri. Mësohet se dëmtimin e ka vënë re, pronari i lokalit, rreth orës 20:30 të mbrëmjes. Pronari ka njoftuar policinë për ngjarjes dhe hetimet po vijojnë.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Më datë 02.06.2025, rreth orës 20:30, shtetasi M. P. ka njoftuar Policinë se ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij, në lagjen nr. 3, Laç. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve