Qëlloi të moshuarin me thikë pasi dyshohet se tentoi ta

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

SHKODËR- Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar N.N 21 vjeçe për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Mbrëmjen e kaluar u raportua se Zef Paloka 68-vjeç u p[lagos me thikë.

I moshuari dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 21-vjeçare, dhe kjo në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë në trup. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e kësaj të fundit, aty ku ishte vetëm.

Autori i dyshuar për përdhunim ndodhet aktualisht në spitalin e Shkodrës dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.

Policia informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ata të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bënë arrestimin në flagrancë të N. N., 21 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Mbrëmjen e djeshme, 21-vjeçarja, dyshohet se për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Z. P., 68 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, shtetasja N. N. u identifikua dhe u shoqërua menjëherë pas ngjarjes, si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin kreu plagosjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top