JiL.al - Jeto i Lumtur

Qeni agresiv i merr jetën burrit në Britani, evakuohet një shkollë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një burrë në Britaninë e Madhe ka humbur jetën pasi u sulmua nga një qen në oborrin e një shkolle fillore, duke lënë fëmijët të tmerruar dhe po ashtu në rrezik për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mesditës në Stonall, Staffordshire. Kalimtarë të guximshëm u përpoqën të hiqnin qenin nga burri pasi ai u sulmua, rreth orës 15:12 dje në Stonall, Staffordshire.

“Tani mbarova me ty”, vrasja e shqiptarit me plumb në kokë, flasin dëshmitarët: Vdiq për një vend parkimi!

FOTO/ Rritet sërish çmimi i karburanteve në vend, ja me sa shitet nafta, benzina dhe gazi

Sherri për parkimin kthehet në tragjedi, greku masakron me armë gjahu shqiptarin në Greqi

“Pas mbërritjes gjetëm një burrë që kishte pësuar lëndime të shumta të rrezikshme për jetën dhe ishte në gjendje kritike. Stafi i ambulancës i dha atij mbështetje të avancuar. Trajtimi vazhdoi rrugës për në spital, por fatkeqësisht, pas mbërritjes në spital ai u konfirmua i vdekur”, thuhet në reagimin e Shërbimit të Ambulancës për ngjarjen.

Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nga rreziku i një sulmi të mundshëm mbi fëmijët, autoritetet mbyllën shkollën fillore “Shën Pjetri”, duke ndaluar fëmijët të largoheshin.

Një 30-vjeçar nga zona e Lichfield është arrestuar me dyshimin se qentë e tij kishin dalë jashtë kontrollit. Policia ka hapur një hetim për ngjarjen dhe po përpiqet të përcaktojë racën e qenit të dhunshëm.

Scroll to Top