Qese kufomash me fotot e tyre, tifozët kërcënojnë

Editor
1 Min Read

Skena horror u regjistruan nga tifozët e Bahias në Brazil! Këta të fundit kërcënuan me vdekje lojtarët e ekipit në rast të rënies nga kategoria.

Skuadra nga Salvadori është në zonën e rënies, një ndeshje para finales. Tifozët kanë dashur të shkundin futbollistët dhe e kanë bërë në mënyrë shumë ekstreme. Konkretisht, ata dërguan çanta kufomash, ku mbi to ishin fotot e futbollistëve dhe pjesëtarëve të ekipit teknik. 

Bahia do të përballet me vendin e dytë Atletiko Mineiro, teksa fati nuk është vetëm në këmbët e tyre. Përveç fitores së Bahias, nevojitet edhe një “gabim” nga Santos dhe Vasko Da Gama, që janë mbi të, përkatësisht +2 dhe +1 pikë. 

Ndërkohë që kërcënimi i bërë nga tifozët për lojtarët është duke bërë xhiron e rrjetit.  

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *