Qytetari hedh qesen me flori së bashku me atë të mbeturinave

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur pasditen e sotme në Selanik. Një qytetar ka hedhur aksidentalisht në koshin e plehrave një qese me ar dhe sende me vlerë se bashku me mbeturinat e ditës. Qytetari e kuptoi disa minuta pasi kishte kaluar grupi i grumbullimit dhe kishte zbrazur koshat atë që kishte bërë.

Punonjësit e pastrimit nuk ishin larguar ende nga zona, ndaj u njoftuan për ngjarjen dhe u kërkua të ndihmonin për gjetjen e çantës dhe kthimin e saj tek pronari. Menjëherë është mobilizuar shërbimi i pastrimit.

Menjëherë është vënë në dijeni Policia greke, e cila ka shkuar me shpejtësi në zonën e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve të Selanikut. Aty ishte dërguar kamioni i mbeturinave që ishte përdorur për largimin nga vendi i diskutueshëm. Në prani të zyrtarëve të ELAS-it, punonjësit e pastrimit kanë zbrazur kamionin e plehrave, kanë gjetur çantën dhe ia kanë kthyer pronarit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *