Marwan Jilani, drejtor i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, tha se objektet pranë spitalit Al Quds në Gaza u goditën nga një raketë.
Një raketë ra disa metra larg, duke dëmtuar dritaret dhe duke i detyruar njerëzit të ndërtesës të zhvendoseshin në një tjetër, tha ai.
Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe dhe Gjysmëhënës së Kuqe (organizata ombrellë e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze) raportuan se punonjësit shëndetësorë në spital folën për “sulme të dhunshme dhe bombardime shumë afër spitalit”.
Jilani tha gjithashtu se organizata e tij ishte informuar nga qeveria izraelite, përmes zyrtarëve të OKB-së, se urdhri për evakuimin e spitalit ishte anuluar. Megjithatë, mesazhi erdhi në një kohë kur granatimet rreth spitalit ishin “ende në vazhdi