
Gjergj Goro ditën e djeshme ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut të Himarës.a
Mësohet se Goro ka depozituar dorëheqjen pasditën e djeshme te Prefekti i Vlorës. Ky vendim i Goros ka ardhur disa ditë pasi vetë kryeministri Edi Rama i kërkoi që të largohej nga Bashkia Himarë, e fituar nga Fredi Beleri.