JiL.al - Jeto i Lumtur

Raporti i FBI ndez ‘sirenat e alarmit’ ndaj amerikanëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Hakerat kinezë që punojnë për qeverinë kanë në shënjestër impiantet e trajtimit të ujit, rrjetin elektrik, sistemet e transportit dhe infrastrukturën tjetër kritike, sipas një raporti që Drejtori i FBI-së, Chris Wray do të paraqesë në Kongresin e SHBA-së sot.about:blank

Wray planifikon të thotë se ka pasur “shumë pak vëmendje publike” ndaj kërcënimit kibernetik që prek “çdo amerikan”, sipas një kopje të raportit që ai është planifikuar të paraqesë në Komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve për Partinë Komuniste Kineze.

“Hakerat kinezë po monitorojnë infrastrukturën amerikane për të shkaktuar kërdi dhe për të dëmtuar qytetarët dhe komunitetet amerikane, nëse Kina vendos se ka ardhur koha për të goditur”, thuhet në raport.

Këto akuza janë në përputhje me vlerësimet e kompanive të sigurisë kibernetike, duke përfshirë Microsoft, i cili tha në maj se hakerët kinezë të mbështetur nga shteti po synonin infrastrukturën kritike në SHBA dhe mund të vendosnin themelin teknik për një ndërprerje të mundshme të komunikimeve kritike midis SHBA dhe Azisë në të ardhmen.

Për vite me radhë, Wray dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë kanë paralajmëruar jo vetëm për aftësitë të qeverisë kineze, por edhe për vendosmërinë e Pekinit për të vjedhur kërkimin shkencor dhe industrial nga kompanitë amerikane. Kina i quajti akuzat të pabaza edhe pse aktakuzat penale ofronin prova të detajuara.

Komiteti i Kongresit, i kryesuar nga kongresmeni republikan Mike Gallagher nga Wisconsin, u krijua vitin e kaluar për të hetuar aktivitetet e Kinës. Qeveria kineze dënoi punën e komitetit, duke kërkuar që anëtarët e tij “të refuzojnë paragjykimet e tyre ideologjike dhe mentalitetin e Luftës së Ftohtë”.

Scroll to Top