Raportohet për incident në dasmë: Shpat Kasapi dhe vëllai i tij përfshihen në përplasje fizike me dasmorët

Jil
Jil
1 Min Read

Sipas raportimeve, Kasapi dhe vëllai i tij ishin të ftuar në aheng, por mbërritja e vonuar dhe gjendja e dehur e këngëtarit thuhet se kanë ndezur pakënaqësi mes palëve.

Debati me nikoqirët ka përshkallëzuar në dhunë fizike, duke përfshirë disa persona.

Gjatë incidentit dyshohet se është lënduar edhe nusja, e cila sipas burimeve mund të jetë goditur aksidentalisht nga vetë Kasapi gjatë përplasjes

Raportohet se Shpat Kasapi dhe vëllai i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar nga tre persona. Me urdhër të prokurorit, njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Pas ngjarjes, këngëtari reagoi përmes rrjeteve sociale, duke thënë: “Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni lajmin. Ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania