Reagimi i Elon Musk për emigranët po bën xhiron e rrjetit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Manjati i teknologjisë si dhe pronari i Platformës X, Elon Musk, ka reaguar për vendimin e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, për strehimin e emigrantëve të paligjshëm në shkolla, për t’i mbrojtur ata nga moti i keq.about:blank

Në veçanti, një shkollë e mesme në qytetin e Nju Jorkut do të përdoret për të strehuar përkohësisht më shumë se 2,000 emigrantë pa dokumente, edhe studentëve u tha se do t’i marrin mësimet në internet nga distanca, siç ishte rasti gjatë pandemisë.

Ndërkohë reagimi i Musk është bërë viral, pasi ka shkruar në rrjetet sociale: “Kjo është ajo që ndodh kur ata mbeten pa dhoma hoteli. Së shpejti, qyteteve do t’u mbarojnë shkollat. Pastaj ata do të vijnë për shtëpitë tuaja”.

Kujtojmë që kryebashkiaku Adams urdhëroi zhvendosjen e emigrantëve, të cilët kanë zënë një strehë në Floyd Bennett Field në shkollën e mesme James Madison, mes motit të ashpër që pritet të sjellë shi të dendur, stuhi dhe erëra jashtëzakonisht të forta.

Mediat e huaja raportojnë: “Rreth një duzinë autobusësh të verdhë shkollorë filluan të rreshtohen jashtë strehimoreve në Floyd Bennett të martën vonë pasdite. Kështu ndodh kur u mbarojnë dhomat e hotelit. Së shpejti qytetet do të mbeten pa shkolla. Pastaj ata do të vijnë në shtëpitë tuaja”.

Scroll to Top