Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi se po i ndjek nga afër ngjarjet që nisën me revoltën e Grupit Wagner kundër https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratës ruse dhe theksoi se kjo është çështje e brendshme e Rusisë.
Michel, në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, deklaroi se BE-ja po monitoron nga afër situatën në Rusi.
Ai theksoi se është në kontakt me liderët evropianë dhe partnerët e G7-s.
“Kjo është qartë një çështje e brendshme e Rusisë”, shtoi zyrtari i lartë evropian.
“Mbështetja jonë për Ukrainën dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy është e palëkundur”, përsëriti Michel.
Ndryshe, tensionet midis Wagnerit dhe Moskës u rritën pasi themeluesi i grupit paraushtarak, Yevgeny Prigozhin, akuzoi ushtrinë ruse për sulm ndaj mercenarëve të tij dhe u kërcënua se do të hakmerre