JiL.al - Jeto i Lumtur

Rebelimi i grupit Wagner kundër pushtetit në Rusi, reagon

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, është shprehur se tentative e grupit Wagner për një kryengritje të armatosur në Rusi ka treguar dobësitë e thella të autoritetit të presidentit Vladimir Putin.

Sipas BBC, ai tha për mediat amerikane se rebelimi i së shtunës nga luftëtarët e Ëagner të Yevgeny Prigozhin ishte një “sfidë e drejtpërdrejtë” për Putin, duke e detyruar atë në një marrëveshje amnistie.

Marrëveshja ndaloi marshimin e Ëagnerit në Moskë. Mercenarët kishin pushtuar më herët dy qytete të mëdha ruse.

Putin fillimisht e akuzoi grupin për tradhti, por të gjitha akuzat u hoqën më vonë.

Yevgeny Prigozhin ishte i buzëqeshur teksa po largohej nga Rostovi duke u brohoritur nga mbështetësit e tij.

Sipas marrëveshjes, luftëtarët e Ëagner duhet të kthehen në bazat e tyre në terren dhe Prigozhin të zhvendoset në fqinjin perëndimor të Rusisë, Bjellorusi, udhëheqësi i së cilës, Alexander Lukashenko, ishte i përfshirë në negociata.

Vendndodhja aktuale e Prigozhin, një ish-besnik i Putinit, nuk dihet ende. Ai u pa për herë të fundit në publik duke dalë nga Rostov-on-Don, një nga dy qytetet jugore ku luftëtarët e tij kishin marrë kontrollin e objekteve ushtarake.

Shërbimi i shtypit i Prigozhin tha se ai do t’u përgjigjej pyetjeve nga media “kur të ketë mjete normale komunikimi”, njoftoi uebfaqja ruse e lajmeve RTVI të dielën pasdite. Ai nuk dha detaje të mëtejshme.sot.com.al

Scroll to Top