JiL.al - Jeto i Lumtur

Rezikoi jetën e këmbësorëve te rruga e Elbasanit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Tiranës ka arrestuar sot 22-vjeçarin Ardit Kambo i cili shkaktoi aksidentin e rëndë një natë më parë në rrugën e Elbasanit, duke rrezikuar jetën e këmbësorëve.about:blank

22-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e aksidentit që mund të kishte qenë fatal nëse në trotuar do kishte pasur këmbësorë.

Ndaj 22-vjeçarit është vendosur një gjobë prej 820 mijë lekësh të vjetra dhe heqjen e 10 pikëve nga patenta.

“Patrulla e Komisariatit të Policisë Rrugore Tirane në vendin e quajtur te rruga e “Elbasanit”, te ura e rrugës “Elbasanit” ka konstatuar se automjeti i tipit Benz Mercedez me targa AA555NZ, ku drejtuesi i mjetit shtetasi Ardit Kambo në afërsi të kryqëzimit ka humbur kontrollin e mjetit duke hipur në trotuare, ka dëmtuar kangjellat e rrugës dhe pemët dhe ka kaluar në krahun tjetër të rrugës dhe si pasojë nga zhvendosja e kangjellave ka goditur dhe i ka shkaktuar dëme materiale automjetit të tipit Benz Mercedez me drejtues shtetasin R. H. Drejtuesit të mjetit shtetasit Ardit Kambo i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager nga ku ka rezultuar se nuk ka konsumuar pije alkoolike. Më pas për veprime të mëtejshme është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 1. Në ambientet e Komisariatit i është bërë testimi aparat drogtestues Aquila Scan, nga ku ka rezultuar se kërkohet testim në laborator për TIB COC. Drejtuesi i mjetit shtetasi Ardit Kambo ka rezultuar nën ndikimin e lëndëve narkotike”, lexohet në procesverbalin e policisë rrugore.

Scroll to Top