JiL.al - Jeto i Lumtur

Riaktivizohet sërish zjarri në Vlorë/ Shkrumbohet masivi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të qytetit të Vlorës, në autostradën Fier-Vlorë.about:blank

Mësohet se flakët rrezikojnë dhe disa biznese në anë të rrugës e shumë pranë autostradës.


Forcat zjarrfikëse ndodhet në terren për të evituar përhapjen e flakëve.

Ndërkohë, zjarri ka përfshirë edhe një pjesë të masivit pyjor në Arrëz, në afërsi të piramidës numër 9, në kufi me Greqinë.

Flakët kanë nisur të dielën në mbrëmje, dhe sot në mëngjes është vënë në kontroll nga forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e emergjencave në Bashkinë e Kolonjës. Por, nga temperaturat e larta ai është aktivizuar sërish.

Scroll to Top