Është riaktivizuar sërish mesditën e sotme, vatra e zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit. Flakët e favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke u përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme.about:blank
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Fier, Zija Hyka në vendngjarje ndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri pasi flakët kanë dalë jashtë kontrolli, duke rrezikuar edhe zonën e mbrojtur.