Riaktivizohet zjarri ne pyllin me pisha në Peshtan. Burime informacioni nga ky fshat pohojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe te erërave të forta që ndihmojnë perhapjen e flakeve.
Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri, e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera .
Drejtori i zjarrfikeseve të bashkisë Fier Zija Hyka ka pohuar se situata eshtë shume e veshtire.
“Tre grupe zjarrfikese janë ne terren. Po kerkohen perforcime nga repartet e zjarrfikseve të Patosit.
Zjarri po perhapet me shpejtesi ne nje siperfaqe te gjere, shumë shpejtë do afrohet dhe në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e qujatur “Qafa e Shkozës”.