Riki ngre tensionet në ‘BBVA’, veprimi i tij ndez debat…

Editor
1 Min Read

Spektakli i fundit i Big Brother VIP Albania solli një tjetër kthesë të papritur, duke futur në lojë tre konkurrentë të rinj, të cilët pritet të trazojnë ujërat në shtëpi.

Riki, Shkëlzeni dhe Mikela janë emrat më të rinj që iu bashkuan garës për çmimin e madh, duke sjellë energji të reja dhe duke sfiduar ekuilibrat e krijuar mes banorëve.

Veçanërisht Riki, këngëtar dhe ish-konkurrent i “The Voice of Albania”, arriti të rrëmbejë vëmendjen që në momentet e para. Kur u pyet për banorin që nuk preferonte, ai përmendi Vserlon, me të cilin ishte ulur krah për krah. Por gjesti i tij më i komentuar ishte kur, pas përgjigjes, ai u ngrit nga divani dhe zgjodhi të ulej pranë Gjestit, duke krijuar menjëherë tension dhe hapur situata.

Kujtojmë se Riki, është një personazh tejet karizmatik, dhe i njohur për dashurinë që merr nga publiku sa herë që del dhe këndon në skenë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al