JiL.al - Jeto i Lumtur

Rikja për Julin dhe Erjolën: Ju shisni edhe veshkën për këtë lojë!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Rike Roçi, Julian Deda dhe Erjola Doçi, kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Por duket se së fundi diçka ka ndryshuar në këtë raport mes tyre.

Madje ata kanë patur edhe një debat me njëri-tjetrin dhe gjithçka ka nisur kur Juli dhe Erjola kanë kritikuar lojën e Rikes, që sipas tyre, është e influencuar nga Jetmir Salaj dhe të tjerët.

Roçi nuk i ka pritur aspak mirë këto deklarata, madje ka ‘shpërthyer’ ndaj tyre duke iu thënë se ‘janë të gatshëm të shesin edhe veshkën për këtë lojë’.

Pjesë nga biseda:

Rike: Më thonë je e influencuar, unë prekem sepse mendimet janë të miat nuk janë të dikujt tjetër. Sa i përket Julit, ka dy javë që më thotë je e influencuar. Nëse nuk do ta pranosh që janë mendimet e mia, mos e prano. Juli është mësuar me aleanca unë jam elektron i lirë. Disa njerëz shesin edhe veshkën për ketë lojë, unë jam këtu për të treguar sa e thjeshtë jam. Edhe kur janë në krevat në gjumë flasin për lojë, unë rri me ta se ma do shpirti, ata flasin për mua je e influencuar, jo pra, janë mendimet e mua

Erjola: Me Rozën kam pasur dhe afrimitet dhe kam ndarë mendime loje. Të ndalem te Rike, nuk lëmë njëra tjetrën të flasim dhe ndodhin keqkuptime. Mua më kanë thënë ndikohesh nga Juli, jam në një garë që më pëlqen që mendimet e mia ti ndaj me një person me mendime të njëjta. Ajo që më vjen keq se unë me Riken nuk jemi zënë kurrë dhe po flas për një hiç gjë. Ajo që tha hedh poshtë çdo gjë.

Roza: Kemi energji të njëjta, kjo shtëpi është ndarë në dysh. Unë me Julin në shumë gjëra ndajmë të njëjtën logjikë, Riken e kam mikeshë nga jashtë, Erjolën e vlerësoj dhe na ha muhabeti. Tek unë Juli nuk ka ndikuar dhe kjo u vërtetua sot. Unë nuk kam besim tek asnjë, si lojtare jam gjakftohtë dhe nuk përfshihem emocionalisht.

Scroll to Top