Rikthehen reshjet e dëborës në vend, temperaturat pësojnë rënie

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dëbora u rikthye thuajse në të gjitha zonat malore, pasi temperature të ulta përfshinë vendin prej mbrëmjes së të shtunës.

Në juglindje,  reshje të dëndura dëbore u shënuan në Dardhë dhe fshatrat e Devollit, ku trashësia e dëborës shkon deri në 10 cm.

Dëborë ka pasur dhe në aksin Shtyllë – Mashkullore ashtu siç ka pasur edhe në Voskopojë e fshatra të kësaj njësie administrative.

Drejt zonave turistike lëvizet pa vërshtirësi, pasi në orët e mëngjesit rrugët u pastruan dhe u kriposën.

Reshje bore më intensive ka pasur në lartësitë mbi 1 200 metra mbi nivelin e detit, në Njësinë Administrative Vithkuq të Bashkisë së Korçës.

Ndërsa në zonat malore u rikthyen reshjet e dëborës pjesa tjetër e vendit është nën ndikiin e reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulta!

Në kushtet e përkeqësuara atmosferike policia rrugore u kërkoi drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugore për të shmangur rrezikun e aksidenteve.

Scroll to Top