Rikthehet Klodi i “Big Brother 3” mes lotësh

Jil
Jil
1 Min Read

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Klodian Çela, ish-banori i “Big Brother 3” që tronditi mbarë opinionin shqiptar pasi pranoi homoseksualitetin.

Mes lotësh ai kujtoi kohën pasi doli nga “Big Brother” dhe vuajtjet e mos pranimit nga shoqëria.

“Dal dhe nuk gjej familjen time në shtëpinë ku kisha jetuar. Prindërit kishin shkuar të jetonin në shtëpi me qira në Durrës. Unë dola nga Big Brother dhe u përballa me atë situatë ku duhet t’iu jepja një mbështetje familjareve. U mundova, po askush nuk e di se pas atij reality, kam qene 3 muaj në spital. U prish rehatia e familjes dhe s’ e prisja që njerëzit do ishin kaq të prapambetur dhe të mos më jepnin një mbështetje as institucionet. Me pak fjalë isha i vetëm. Shumë abuzuan e shumë shpifën në masë. Me vonë, nëna m’u sëmur dhe u kapa i papërgatitur”, tregoi i emocionuar ai.

Sipas Klodit, asnjë nuk e mbështeti, madje as komuniteti LGBT.

“Më kërkuan diplomë për punë, ndërkohë që unë isha vetëm me diplomë gjimnazi”, tregoi ai.

Sot ai jeton dhe punon si drejtor imazhi për një kompani ndërkombëtare.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *