Rikthehet sërish dimri? Gjysma e majit me mot të paqëndrueshëm, meteorologu Hakil Osmani zbulon se çfarë do të ndodhë me temperaturat në ditët në vijim

Jil
Jil
2 Min Read

10 ditët e para te muajit maj pritet të jenë të paqëndrueshme, në disa raste edhe me reshje shiu.

Hakil Osmani nga Meteoalb tha se megjithatë kjo fundjavë pritet të jetë e kthjellët.

“10 ditëshin e parë të muajit do të kemi një mot të paqëndrueshëm. Do të kemi ditë të cilat do të jenë me vranësira, reshje shiu. Nga dita e shtunë, një pjesë e saj dhe dita e dielë presim të kemi intervale me kthjellime dhe prani të pakta të vranësirave”, tha Osmani.

Ndërkohë temperaturat do të jenë të larta, tipike për pranverën.

“Maksimumi në fundjavë temperaturat do të ngjiten në 26 gradë celsius. Pra do të jenë gati dy gradë se pranvera normale”, tha eksperti i “Meteoalb”.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *