Tragjike! I riu humb jetën në vend pasi u hodh nga…(Detajet)

Editor
1 Min Read

Një i ri britanik humbi jetën tragjikisht pasi ra për vdekje nga kati i 29-të i një apartamenti shumëkatësh në Tajlandë pasi parashuta e tij nuk u hap.

Sipas mediave britanike, Nathy Odinson, nga Huntingdon, në Cambridgeshire, u ngjit ilegalisht në majë të ndërtesës në vendpushimin bregdetar të Pattaya të shtunën për të kryer marifetin.

Pamjet tregojnë 33-vjeçarin duke numëruar mbrapsht “tre, dy, një, shihemi” përpara kërcimit vdekjeprurës.

Nathy mësohet se ka rënë në një pemë, duke goditur një degë, përpara se të përplasej në asfalt.

Roja i sigurisë Kanet Chansong ka rrëfyer ngjarjen duke thënë: “Dëgjova zhurmën e pemës dhe mendova se ishte një degë e rënë duke u përplasur në tokë”.

Ndërkohë bëhet e ditur se Nathy nuk mundi të shpëtohej dhe mjekët e shpallën të vdekur në vendngjarje pak pas orës 19:30.

Roja i sigurisë tha se Nathy ishte hedhur nga ndërtesa disa herë në të kaluarën, gjë që përbënte rrezik edhe për këmbësorët që ecnin poshtë.about:blank

Ndryshe togeri i policisë Kamolporn Nadee ka treguar se viktima ishte në një ‘gjendje të tmerrshme’ kur mbërritën oficerët. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *