Parandalohet tragjedia në brigjet greke. Roja bregdetare ka shpëtuar 53 emigrantë paraditen e sotme.
Mediat greke shkruajnë se 3 nga 53 emigrantët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se 30 prej tyre janë meshkuj.
Njoftimi i Rojës Bregdetare:
Autoriteti Portual i Samos është vënë në dijeni, në orët e mëngjesit të sotëm, për praninë e një gomone me numër të mjaftueshëm të të huajve, në zonën detar e në verilindje të Samosit, pranë Kepit të Kotsika.
Një skaf patrullues LS-EL.AKT ka shkuar menjëherë në zonë, ku ka pikasur skafin në fjalë, ka kapur njëzet e katër (24 ) të huaj (16 burra, 02 gra, 02 djem dhe 02 vajza) dhe i ka transportuar në portin e Malagarit, ku iu dorëzuan oficerëve të Departamentit të Policisë Samos, për t’u transferuar në KED/Samou. Tre nga të mësipërmit u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm Samos për ndihmën e parë.
Një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Portual i Samos, ndërsa skafi është dëmtuar.