Ronaldo dhe plani i ‘pensionimit’ nga futbolli; diçka që nuk e kishte menduar kurrë

Jil
Jil
2 Min Read

Pasi shënoi golin e tij të parë konkurrues për Al Nassr, Cristiano Ronaldo ka filluar të planifikojë të ardhmen e tij. Për kampionin portugez, i cili dje mbushi 38 vjeç, tërheqja nga futbolli po afrohet gjithnjë e më shumë.

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, CR7 duhet të luajë edhe dy sezone të tjera me fanellën e Al Nassr. Në atë moment, pasi të ketë mbushur 40 vjeç, ai mund të vendosë ‘t’i varë këpucët në gozhdë”.

Në fund të fundit, ai e kishte parashikuar këtë edhe gjatë intervistës me Piers Morgan, e cila solli “divorcin” me Manchester United: “Mendoj se 40 vjeç është mosha e duhur për t’u tërhequr nga futbolli, por ende nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen.

Jeta është kaq dinamike, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Do të doja të luaja edhe 2-3 vite të tjera”. “Pensionim” në Arabi apo në Evropë? Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të kuptuar të menduarit e CR7.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, me gjasë do ta marrë në konsideratë rikthimin e bujshëm te Sporting Lisbona, për t’u tërhequr aty ku e nisi karrierën brilante si profesionist. Një dëshirë e madhe kjo edhe e nënës së tij. noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *