JiL.al - Jeto i Lumtur

Ronaldo pritet që të dëshmojë kundër Juventusit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Cristiano Ronaldo raportohet se është duke pritur që të ftohet nga Zyra e Prokurorit Publik në Torino pasi që ka vendosur që të dëshmojë kundër Juventusit për hetimin në vazhdim i quajtur “Prisma”

Prokurorët në Piedmont po hetojnë nga afër praktikat financiare gjatë viteve të fundit, ku ata janë duke u akuzuar për falsifikim te të ardhurave kapitale përmes vlerave të fryra në transfere të futbollistëve dhe mashtrim me tregun e aksioneve pasi që kanë paguar në mënyrë sekrete paga të “futbollistëve kryesor” gjatë fazave të hershme në pandeminë Covid.

Siç thekson TMW, një figurë e rëndësishme në hetim është ish ylli i Juventusit Ronaldo, që tani luan për skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Një dokument sekret ishte zbuluar që yllit portugez i ishin premtuar pagat e suspenduara që ishin nënshkruar atëherë nga drejtori sportiv Fabio Paratici, por jo nga futbollisti vetvetiu.

Ronaldo nuk i janë dhënë 19 milionë euro sipas këtyre dokumenteve dhe ai i dëshiron këto para.

Ai dëshiron të dëshmojë kundër Juventusit në hetimin Prisma dhe tani po pret që të kontaktohet nga Zyra e Prokurorit Publik në Torino.

Ka mundësi që dëshmia e yllit portugez të bëhet përmes letërporosisë, duke lejuar atë që të jap versionin e tij të ngjarjeve nga Arabia Saudite dhe i është shmangur udhëtimeve në Itali.

Ronaldo gjithashtu mund të bëhet një paditës civili kundër Zonjës së Vjetër në mënyrë që të marrë paratë që ia ka borxh, që do të jenë rreth 28 milionë euro në total – 19 milionë euro pasi që aty përfshihen komisionet dhe tarifat ligjore.

Scroll to Top