Ronela Hajati ‘tallet’ me Arbana Osmanin

Jil
Jil
2 Min Read

Big Brother Vip Albania 2 ka filluar më 24 dhjetor dhe po vazhdon edhe tani duke thyer cdo rekord shikueshmërie. Ky edicion është dhjetë herë më i shikuar se sa ai i vitit të kaluar ku publiku cdo të martë dhe të shtunë kur shfaqen Prime janë në shtëpitë e tyre para televizore duke i lënë bosh të gjitha rrugët e lokalet.

Ka tash e sa ditë që në rrjetet sociale është bërë hit fenomeni “Papi Chulo”. Bëhet fjalë për një veturë të gjelbër e cila prej ditësh qarkullon nëpër Prishtinë, duke lëshuar me zë të lartë këngën “Papi Chulo” të Ronela Hajatit dhe MatoLale. Vetura e tipit BMW kishte shumë gjoba dhe u konfiskua nga policia.

Por që fenomeni që la prapa u bë viral në rrjetet sociale. E një shaka e tillë të shtunën përfshiu edhe moderatoren e programit më të njohur të momentit, Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani. Kjo pasi ajo të shtunën veshi një kostum të gjelbër (të ngjashëm me ngjyrën e veturës), të cilën e kishte veshur. Këngëtarja interpretuese e hitit “Papi Chulo”, Ronela Hajati vendosi të ironizojë me veshjen e moderatores, duke publikuar një status të shkurtër në InstaStory.

“Gjendet kushërira e Papi Chulos në Big Brother”, shkroi këngëtarja në InstaStory. Ronela përndryshe ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re “TQR”, e cila gjithashtu është shndërruar në hitin e momentit.  Ndryshe, Arbana eshte nje nga moderatoret me te komentuara shpesh edhe per veshjet e saj./Telegrafi/Shiko foton:

InfoKosova 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *