Daja i 3-vjeçarit që humbi jetën pas një ndërhyrjeje tek dentisti, Elsi Qosja, zbuloi mbrëmjen e kësaj të premteje se çfarë ndodhi me të miturin.
Ai tha se duke parë që 3-vjeçari nuk po përmendej pas ndërhyrjes, e dërguan me urgjencë në QSUT.
Sipas tij, mjekët ishin alarmuar sapo e kishin parë gjëndjen e fëmijës dhe i kishin thënë familjarëve se 3-vjeçarit i ishte dëmtuar mëlçia.
“Kur e kemi çuar çunin në urgjencë, kur e mati mjekja pulsin, urgjent, urgjent tha, u mblodhën shumë mjeke. E morën në krah, e çuan në reanimacion. Atje duke qarë, situatë paniku, mjekët shumë humanë aty, mjeku kur ka dalë aty tha çunit i është dëmtuar mëlçia. Më pyeti mos ke ndonjë sëmundje duke qenë se je daja. Çuni ka vajtur pa oksigjen dhe pa puls, domethënë i ka pasur shumë të ulëta”, rrëfeu daja i të miturit.