Rrëfimi i jetës së Gjestit ‘mollë sherri’ mes ‘BBVA’ dhe ‘BBVK’

Editor
1 Min Read

Hyrja e papritur e Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ende pa kaluar 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother VIP Kosova, ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur debate në publik.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të ndjekësve, por edhe të vetë produksioneve të dy reality show-ve.

Ndërkohë, Big Brother Kosova paralajmëroi një rrëfim të rëndësishëm të Gjestit për “Linjën e Jetës” në kanalin e tyre zyrtar në YouTube. Megjithatë, pas një pritjeje të gjatë, transmetimi live u ndërpre dhe videoja nuk u shfaq fare.

Por nuk vonoi shumë dhe rrëfimi i jetës së Gjestit u publikua në Youtube! Kjo lëvizje e “BBVK” duket si dëmtim me qëllim ndaj produksionit tjetër rival, që këta të fundit të mos kenë se çfarë të shfaqin për Gjestin.

Nuk dihet se çfarë historie do shfaqë ‘BBVA’ për Gjestin, duke qenë se këngëtari i tha të gjitha në linjën e jetës në ‘BBVK’.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *