JiL.al - Jeto i Lumtur

Rrëfimi i Meritonit, reagon ish-bashkëshortja e tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Moderatori u shpreh se djalin e tij e takoi për herë të parë kur ai ishte dy vjeç, pasi nuk mund të udhëtonte drejt Austrisë, sepse nuk kishte vizë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Egesta shkruan: “Mos u shqetëso zemër, e vërteta gjithmonë fiton. Së shpejti…”. Shkrimin e shoqëron me një foto të djalit dhe një emojin ‘bombë’, duke paralajmëruar se së shpejti mund të dalin informacione të tjera.

Në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, Meritoni u shpreh se kauza e tij në Big Brother është pikërisht autizmi dhe nëse do të fitonte çmimin e madh, gjysma do të shkonte për djalin e tij, gjysma për fëmijët e tjerë me autizëm.

Ai tregoi se ka muaj që nuk e takon sepse ish-partnerja nuk e lejon. Për këtë, ai i bëri dhe një kërkesë publike, duke i kërkuar që t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre. Kjo histori përloti moderatorin Ledion Liço dhe banorët e tjerë.

“Kam shumë emocione kur flas për djalin se kam shumë muaj që nuk e kam ni, nuk e kam pa, nuk e kam pa as në kamera dhe nuk e kam prek as nga afër. Leari i ka ka pas prindërit 22 vjeç kur erdhi në jetë. Unë nuk e kam parë djalin kur kam lindur, për herë të partë ja kam dëgju zërin nga telefoni. Nuk isha për shkak të pandemisë dhe disa problemeve. E kam takuar për herë të parë kur i ka pas dy vjet. E kam të vështirë me fol se therem në emocion, takimi parë, një vogëlush kaçurrels i bukur. Kam pasur probleme me mamin e djalit. Malli më ka marrë, konktakt s’ka kurrkush me mamin e vet. Më ka marrë shumë malli, Leari do bëhet burrë, ka për të kuptuar edhe ndarjen tonë. Do i kërkoj falje për shumë gjëra, çdo gjë që bëj e bëj për Learin dhe njerëzit që i du mas shumti”.

“Vuan nga autizmi”/ Rrëfimi i Meritonit, reagon
Scroll to Top