Rrëmbyen dhe dhunuan një 22-vjeçar, e pësojnë keq tre persona

Jil
Jil
3 Min Read

Finalizohet operacioni policor i koduar “Preteksti”.  I hoqën lirinë një 22-vjeçari dhe e dhunuan atë, pasi pretendonin se i kishte mashtruar për të shitur një automjet me vlerë 4000 euro, kapen menjëherë pas njoftimit dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Njoftim:

Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Preteksti”. I hoqën lirinë një 22-vjeçari dhe e dhunuan atë, pasi pretendonin se i kishte mashtruar për të shitur një automjet me vlerë 4000 euro, kapen menjëherë pas njoftimit dhe vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër). Vihet në pranga edhe 22-vjeçari, për dyshime për mashtrim. Sekuestrohet automjeti për shitjen e të cilit dyshohet se ka mashtruar 22-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin hequr lirinë për disa minuta, një 22-vjeçari, dhe e kishin dhunuar atë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Preteksti”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë e mundur zbardhja e plotë e këtij rasti, si dhe kapja dhe arrestimi i shtetasve përgjegjës, konkretisht i shtetasve: K. D., 32 vjeç dhe E. D., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër), si dhe i shtetasit R. Sh, 25 vjeç, banues në Durrës. Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në një automjet, shtetasin Xh. D., e kanë dhunuar atë dhe i kanë hequr lirinë për disa minuta, pasi pretendonin se ky shtetas kishte mashtruar shtetasin R. Sh., për t’i shitur një automjet me vlerë 4000 euro, të cilin e kishte marrë me qira, nga shtetasit K. D. dhe E. D. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe shtetasi Xh. D., 22 vjeç, banues në Durrës, si autor i dyshuar i këtij rasti mashtrimi. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti për të cilin dyshohet se ka mashtruar shtetasi Xh. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *